VIDEO/ Gazetari Hoxha për atentatin e rëndë në Lezhë: I ngjashëm me sulmet e kartelëve në Amerikën Latine

Gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha ka ndarë pamje të rënda dhe e quan sulmin ndaj berberanës së Sokol Dacit në Rrilë të Lezhës, të ngjashëm me sulmet e kartelëve në Amerikën Latine. ”Vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë”,-shkruan Hoxha.

Postimi i plotë

Të frikshme përmasat e sulmit me Kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fuqia e zjarrit ndaj berberanës së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurtë, jetët e personave që ndodheshin brenda berberanës dhe jashtë saj, në një hapsirë prej 10 metrash katrorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pamje, momenti kur dy autorë të armatosur me Kallashnikovë, të dyshuar si pjestarë të fisit Ndokaj, hapin zjarr mbi berberanën e Sokol Dacit, brenda së cilës ndodheshin dy pjestarë të fisit Nikulaj dhe një efektiv policie mik i tyre.

Në shkëmbimin e zjarrit dyshohet se janë përfshirë të paktën 4 persona, dy me pistoleta nga brenda lokalit dhe dy me Kallashnikovë nga jashtë lokalit….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?