VIDEO/ Greqia pranon ndihmën, Rama: Forcat tona kanë hyrë në Greqi për shuarjen e zjarreve të egra në Alexandropuli

Pasi refuzimit dhe më pas pranimit të ndihmës shqiptare nga Athina zyrtare, kryeministri Edi Rama ka ndarë momente kur forcat tona të Mbrojtjes Civile kanë hyrë në Greqi për t’i ardhur në ndihmë fqinjit tonë, në shuarjen e zjarreve të egra në Alexandropuli.

Pas një kërkese të Greqisë për ndihmë në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ku bën pjesë edhe Shqipëria, 58 forca zjarrfikëse janë nisur tashmë për në vendin fqinj për të asistuar me ndihmë.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për trupat dhe mjetet zjarrfikëse që dërgoi për të asistuar me zjarret në vend.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”,-shkruan kryeministri grek.

SHKARKO APP