VIDEO/ Grupi kri*minal futet në emision gjatë transmetimit LIVE, stafi shtrihet për tokë

Tashmë grupet kriminale të njohura në Ekuador, kanë hyrë edhe në një studio televizive live dhe kanë kërcënuar stafin gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Mediet e huaja bëjnë me dije se transmetimi i drejtpërdrejtë nga stacioni TC në qytetin e Guayaquil u ndërpre të martën nga grupi i armatosur, të cilët ishin të pajisur me maska në kokë.

Stafi u detyrua të shtrihej barkas në dysheme, përpara ndërprerjes së transmetimit të drejtpërdrejtë. Ekuadori shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore të hënën, pasi një udhëheqës i dënuar bande u zhduk nga qelia e tij e burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?