Video: Grushta në Vlorë gjatë radhës për pasaporta

Ardhja e emigrantëve ashtu thuajse si çdo vit ka shtuar edhe numrin e madh të aplikantëve për pasaporta në Shqipëri.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është shtuar edhe problemi i ribërjes së pasaportave për fëmijët, pasaportat e të cilëve janë të pavlefshme për shkak se janë realizua se 10-vjeçare, ndërkohë që ligji i parashikon me 5 vite, raporton Shqiptarja.com

Të tensionuar dhe të lodhur nga pritja, në Vlorë disa persona nuk e kanë mbajtur dot veten dhe kanë shpërthyer në britma dhe grushta ndaj njëri tjetrit.

SHKARKO APP