VIDEO/ Hapet qarkullimi në Qafë Thore, ekziston rreziku i riaktivizimit të ortekëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi mbrëmjen e sotme se rruga në segmentin Qafë Thore-Theth është aktualisht e hapur. ARRSH thotë se po vijon puna për pastrimin e borës, ndërkohë që kontraktori i mirëmbajtjes së rrugës ndodhet në terren me mjete dhe punëtorë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment nëse do të jetë e nevojshme.

ARRSH bën me dije se ndërkohë vijon monitorimi i situatës për shkak të rrezikut të mundshëm nga ortekët. Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks, duke ndjekur udhëzimet e strukturave përgjegjëse dhe duke respektuar rregullat e sigurisë rrugore.

Rruga Qafë Thore-Theth u bllokua sot paradite plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike. Për shkak të rrezikut të lartë, qarkullimi u ndalua për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?