VIDEO/ Hapni gardhin! Po vjen Pandeli Majko dhe Gramoz Ruçi me eskortë
Si në protestat e kaluara Parlamenti është kthyer në një gjëndje të pazakontë.
Edhe sot policia ka rrethuar në një perimetër të gjerë të gjithë zonën ku ndodhet godina e Parlamentit. Gjithashtu një gardh prej hekuri i vendosur në tokë me beton është instaluar tek pedonalja dhe nuk lejohet të hyjë askush përveç deputetëve.
Policëve i duhet disa herë të heqin gardhin për të lejuar deputetët për të hyrë në kuvend. Ky është dhe momenti kur hyn eskorta e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ministri i Diasporës Pandeli Majko apo dhe deputetja ish ministre Mirela Kumbaro.
Gazetarët informojnë se pritet që në kuvend të jenë 96 deputetë dhe do të bëhet dhe betimi i tre deputetëve të rinj të LSI-së që morën dje mandatin nga KQZ.


KOHA JONË SONDAZH

