VIDEO/ ”Hiqe telefonin”, qytetari filmon efektivët me maska që arrestuan Metën

Është vënë në pranga ditën e sotme ish-presidenti i vendit Ilir Meta, me urdhër të SPAK-ut. Arrestimi ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Kthesa e Kamzës”, teksa Meta po kthehet me shoferin e tij nga Kosova. Momentin e aksionit të arrestimit, kur disa makina i kanë bllokuar rrugën makinës që po udhëtonte Meta, dhe më pas disa efektivë civilë të veshur me maska, i kanë hapur derën dhe i kanë kërkuar që të zbresë. Këtë moment e ka filmuar edhe një qytetar, i cili po udhëtonte në kahun e kundër të rrugës. Në momentin që po filmonte, një nga efektivët ka ecur mbrapsht me makinë, ndërsa ai është drejtuar qytetarit me ton urdhërues, që të heqë telefonin.

@bebihasani

♬ original sound – bebihasani

 

SHKARKO APP