VIDEO-Humor/ Gjeste dhe vese, politikanët kapen mat. Vlahutin “luftë” me kaçurrelat e pabindur

Satirë e përzierë me ironi. Kështu janë disa nga momentet më pikante nga ngjarjet kryesore të shtatë ditëve që rubrika humoristike e emisionit ‘Kjo javë’ në ‘News24’, përcjell çdo javë për publikun.

Mes pikanteve të javës ishte edhe momenti kur ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin pret në kryqëzim deri sa të hapet semafori për tek Kryesia e Kuvendit, apo dhe ‘lufta’ e saj me flokët e pabindur. Kujtojmë se shpesh herë flokët me kaçurrela të Vlahutin janë vënë në fokusin me kamerave dhe paparacëve.

Padyshim pikante ngelen edhe sjelljet e disa socialistëve në komisionet parlamentare, ku Bledi Çuçi ha thonjtë, Ulsi Manja fshin sytë, ndërsa Elisa Spiropali rregullon flokët, ndërsa demokratja Grida Duma shfaqet nervoze e lëviz pa pushim gishtat. Për më tepër ‘BalkanWeb’ ju fton të ndiqni videon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Gjeste dhe vese, politikanët kapen mat. Vlahutin "luftë" me kaçurrelat e pabindur

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?