VIDEO/ Imami Ahmed Kalaja demaskon “besimtarin” në Tiranë: Shihni si vjedh në xhami!

Një imam në Tiranë ka publikuar një video ku demaskon një të ri i cili hyn në xhami për të vjedhur.

Ndërsa hiqet si besimtar, i riu ka bërë një gjest të pafalshëm, ka hyrë brenda dhe ju ka vjedhur këpucët njrëzve që shkojnë për t’u falur.

Të gjitha lëvizjet e tij janë fokusuar nga kamera dhe identiteti i tij është bërë publik në profilin në në Facebook të imamit Kalaja. “Hajduti nga rruga vjedh në xhami”,- shkruan ai në profilin e tij.

Ndërsa vjedhja përbën vepër penale, nuk dihet nëse imami do të kallëzojë në polici të riun.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?