Video intime, detaje mbi vr*sjen e palestinezes në Tiranë

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë. Autoritetet gjermane bëjnë me dije se shkaku është për çështje nderi. Dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.

Në datën 26 shkurt, nëna e saj ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për këtë video. Sipas nënës së Rayyan, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit.

Në një tjetër kallëzim që ka bërë Rayyan Alwan më 3 Janar 2024. Ajo u tha autoriteteve gjermane se ishte e divorcuar prej tre vitesh, se ish-bashkëshorti dhe fëmijët së bashku supozohet të jetojnë në Liban. Ankesa të mëtejshme për kërcënim nga familjarët nuk janë bërë në vazhdim në Berlin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Video intime, detaje mbi vr*sjen e palestinezes në Tiranë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?