VIDEO/ Ja çfarë ka ndodhur me “amanetin” e fundit të Ervis Martinajt
Ku është Ervis Martinaj? Kjo pyetje vijon ende, pasi përgjigje nuk ka. Por gazetari Artan Hoxha, i cili është i vetmi që ka dhënë detaje për këtë ngjarje, tani thotë se dy SMS-të e fundit të tij lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte tek vila e tij.
Këlyshi i luanit ishte bërë edhe një destinacion “turizmi” për foto të të famshmëve në rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin ato në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.
Më poshtë është videoja e këlyshit të luanit të Ervis Martinajt që e mbante në Fushë-Kuqe të Laçit.