VIDEO/ Ja si u ekzekutua 18-vjeçari në Pogradec
Një video e publikuar në portalin e “Jetaoshqef.al”, pretendon se paraqet pamje nga ngjarja në Pogradec, ku mbeti i vrarë 18-vjeçari Fabio Hila.
Në video duket momenti, kur viktima, sipas raportuesit, gjuan me karrige Muçollarin. Në këtë moment të gjithë të pranishmit ngrihen dhe largohen me vrap, kur shohin autorin e vrasjes i cili rikthehet drejt viktimës me kallashnikov. Ky i fundit hyn në lokal dhe vret Fabio Hilën.
Pas disa sekondash, pas vrasjes, duket një person i tretë i veshur me të zeza, i cili mban kallashnikovin në duar (nuk dihet se si ka përfunduar arma në duart e tij). Në fund të videos, autori del nga lokali, i rrëmben kallashnikovin personit me të zeza dhe largohet me vrap. Fabio Hila u vra më 13 shtator në Pogradec, pas një konflikti me Muçollarin, shkak i të cilit ishte një vajzë.