VIDEO/ “Jo Lali, është një Erion tjetër”, Rama takon në Uashington policin shqiptar: Ky më mbron mua këtu

Edi Rama ka nisur vizitën zyrtare të tij në Uashington të SHBA dhe videon e parë e ka ndarë me një shqiptar.

Kryeministri ka takuar Erion Bektashajn i cili prej 22 vitesh jeton në SHBA dhe punon si polic në Uashington. Për më tepër Rama gjen rastin edhe të bëjë shaka me Erion Veliajn, duke thënë se polici që ka takuar në Uashington është nga Tirana por nuk është ‘Lali’.

Gjithashtu Rama shprehet se Bektashaj e mbron në Uashington kurse ky i fundit i thotë ‘Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti ju bekoftë ju zotëri’.

Edi Rama: Në Uashington DC me Erionin nga Tirana, jo Lali po është një Erion tjetër që ka 22 vjet këtu dhe shikojeni  ky më mbron mua këtu, shikojeni . Përshëndetje në Tiranë.

Erion Bektashaj: Përshëndetje, përshëndetje mirë se erdhët në Amerikë

Edi Rama: Mirë se erdhe në Amerikë, e sheh ?

Erion Bektashaj: Mirë se erdhe në Amerikë

Edi Rama: Hajde God bless USA, god bless Albania (Zoti e bekoftë Amerikën, zoti e bekoftë Shqipërinë)

Erion Bektashaj: God bless Albania, god bless you sir!  ( Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti ju bekoftë zotëri)

SHKARKO APP