VIDEO/ Kandidatja virale e PS shkrin së qeshuri Ramën dhe thumbon Bardhin: Gazo ku je? Je bërë si balerinë
Gjatë një takimi elektoral në Fier të kryesocialistitRama, kandidatja socialiste Zegjine Çaushi e cila është bërë virale në rrjet me videot kundër Gazment Bardhi, nuk mungoi as sot, ku videon e bëri live. Ajo e cilësoi Bardhin si spiuni që e njeh i gjithë vendi dhe balerinë që vetëm tundet, ndërsa u shpreh se më 11 maj gratë e Fierit do të votojnë për numrin 5.
”Ju gratë e qarkut fier treguat sot se nuk jeni vetëm shtylla e familjeve tuaja, por edhe e PS. Unë besova tek PS, jam kandidatja më e re femër, jemi e vetmja forcë që mund ta çojmë BE drejt BE.
Me këto pamje shoku im s’dihet se ca do jetë duke bërë, do jetë duke na parë nga TV dhe mund ti bjerë të fikët, Gazo ku je po më sheh nga tv, shife se sa jemi mbledhur sot.
Se një tip spiuni ti e di të gjithë vendi. Ik tani dhe mos na shih nga tv. Je balerinë që vetëm tundesh, të thonë gazi i Zeqinesë. Po vet e ke fajin mo Gazi që vetëm tundesh, po mirë ta thonë vetëm unë ta qaj ty hallin askush s’ta hap ty derën. Ika tani se kam takim, në 11 maj këto do të votojnë numrin 5 për vete dhe për fëmijët e tyre”,-tha Çaushi.
KOHA JONË SONDAZH

