VIDEO/ Kapet një peshkaqen gjigant në Durrës

Një peshkaqen me përmasa të mëdha ka rënë në rrjetën e peshkatarëve në qytetin e Durrësit. Ata kanë mundur të kapin gjallesën jo shumë larg bregut të detit, ndërsa në panik janë vënë personat që kanë mundur ta shikojnë këtë krijesë.

Peshkaqeni i pazakontë për brigjet shqiptare është filmuar nga peshkatarët që e kapën atë dhe pamjet janë vërtet të pazakonta. Kjo nuk është hera e parë që një peshkaqen kapet në brigjet shqiptare. Ende nuk është folur zyrtarisht nëse ata përbëjnë rrezik për pushuesit apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ndërsa me zbatimin e vetingut të gjithë presin me padurim emrat e “peshqve të mëdhenj” që do bien në rrjetë, peshkatarët e Durrësit e kanë kapur vërtet një të tillë.

Swiss Digital Mobile Reklama

VIDEO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?