VIDEO/ Karriket gjithë rrugës, dalin pamjet e lokalit ku mbetën të plagosur me armë dy persona (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Pas një konflikti me mjetë të forat e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Armando Baboci 39 vjeç, dhe Erald Gjini 19 vjeç, babë dhe bir, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Fax Neës ka siguruar pamjet e vendit të përplasjes mes personave ku shihet se jashtë ambinteve të lokalit është krijuar një kaos total.
Policia njofton zyrtarisht se në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A..Baboci, dhe E.Gjini, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.