VIDEO/ ”Këtë vit më mirë”, Rama: Pushuesit në Velipojë vlerësojnë pastërtinë dhe organizimin në nivel tjetër
Me rërën kurative dhe vijën e gjatë bregdetare që po frekuentohet edhe nga më shumë pushues, Velipoja ofron shumëçka për turistët që vlerësojnë këtë sezon pastërtinë dhe organizimin të ngritur në një tjetër nivel.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një video me opinionet e disa prej pushuesve që kanë zgjedhur Velipojën këtë sezon veror. Me një shtrirje prej mbi 14 km, plazhi i Velipojës është ndër më të preferuarit për vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha stinët.
Velipoja njihet për rërën me efektet e saj kurative, ndërthurjen me hijeshi e detit, lumit, delta me ishuj, kodrat, pylli, laguna e fusha, që e bëjnë për vete çdo vit pushues.
Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.