VIDEO/ Kokat poshtë dhe njerëz që dalin nga makina, momenti kur nis përplasja me armë në Elbasan

Ora News publikon videon kur është fiksuar momenti i përplasjes me armë në qytetin e Elbasanit dy ditë më parë, mes grupit të Pjerin Xhuvanit dhe simpatizantëve të PD.

Siç shihet në pamje, ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te qytetarët e pranishëm në vendngjarje ku nuk mungojnë as ulërimat e njerëzve që mundohen t’iu shpëtojnë plumbave.

Viktimë në këtë ngjarje mbeti Pjerin Xhuvani, ndërsa u plagosën dhëndri i tij Eltjon Bodinaku dhe nga grupi tjetër u plagosën Pavlo Vukasani, Emiljan Prenga dhe Xhensila Sota. Kjo e fundit efektive e forcave “Shqiponja”.

Dy zv. drejtorët e policisë së Elbasanit dhe 8 policë të forcës së posaçme “Shqiponja”, që ndodheshin në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, po verifikohen nga kolegët e tyre të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Banorë të lagjes “5 Maji” kanë treguar se dy nën/drejtorët dhe 8 policët që ndodhen në vendin e ngjarjes, janë larguar me vrap, duke mos kryer asnjë veprim qoftë për të parandaluar ngjarjen, por qoftë për të kryer veprime për arrestimin e personave që u përfshinë në përqasjen me armë.

Thëniet e banorëve përputhen me pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria. Asnjë nga efektivët e policisë që ndodhej prezent në vendngjarje nuk ka qëlluar me armë, por janë larguar menjëherë pas të shtënave. /Nga OraNews

SHKARKO APP