VIDEO/ ”Kosova është Europë”, deputeti ukrainas flet shqip në Asamblenë e KiE
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, gjatë fjalimit të tij në Asmblenë e Këshillit të Evropës, ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës. Teksa po fliste Goncharenko, tha se e ka sponsorizuar projektligjin në parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin dymbëdhjetë vende nuk e kanë njohur atë. Ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend si shtet të pavarur siç ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre.
Ata duhet të jenë këtu së bashku me ne. Ata duhet të jenë pjesë e Këshillit të Evropës. Vetëm kështu mund të jemi më të fortë dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu.
Unë e kam sponsorizuar projektligjin në parlamentin ukrainas për të mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës dhe ne të gjithë duhet ta bëjmë këtë, dhe së bashku të ecim përpara. Pra, le të mbështesim botën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le ta mbështesim Ballkanin Perëndimor dhe Kosova është Evropë”.
Fjalmin e tij e ka shpërndarë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kosova është Evropë!
A powerful speech from MP @GoncharenkoUa on Kosovo's right to sit amongst fellow Europeans at the Council of Europe.
Kosovo and Ukraine both stand on the side of freedom, democracy and human rights. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/e8MPP1QXiA
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 11, 2022