VIDEO/ Kush është Korrado, punonjësi i pastrimit të Tiranës që iu referua sot Veliaj në komision

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot në komision foli për Korradon, punonjës i pastrimit të Tiranës, që teksa bën punën e tij, edhe këndon dhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit.

“E njeh Korradon e Bashkisë? Çuni që mbledh plehrat edhe buzën në gaz edhe simpatik, por edhe e kupton edhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit. Çfarë të bëjë Korrado i shkretë? Ju po të respektoni njerëz si Korrado do të fitoni edhe zgjedhjet, po ju keni hallin e ndërtuesve”, u shpreh Veliaj në komision.

Por kush është Korrado?

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëngjesin e sotëm Veliaj postoi një video interesante në Twitter, ku shfaqej Korrado Goga, punonjës i pastrimit të Tiranës që teksa bën punën e tij rutinë çdo mbrëmje poston video në Tik-Tok duke kënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njish Korrado ynë i pastrimit, puna xixë e goja mjaltë plot humor!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Shihni disa video të Korrados si më poshtë.

@gogakorado

♬ original sound – korado goga

@gogakorado

♬ original sound – korado goga

@gogakorado

♬ original sound – korado goga

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?