VIDEO/ La punën në televizion, Ori Nebijaj betohet si deputete në Kuvend. Shfaqet e emocionuar
Moderatorja e dashur dhe shumë e njohur e ekranit, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda, dy deputetët e rinj të Parlamentit janë betuar sot në Kuvend.
Gjatë betimit, tashmë deputetja më e re e PD-së, u shfaq e emocionuar. Nebijaj mori mandatin e deputetes së Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Grida Dumës, ndërsa Doda mori mandatin pas dorëheqjes së Alfred Rrushajt.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Petrit Doda mori 5987 vota dhe Oriela Nebijaj 5606 vota, me të cilat morën sot zyrtarisht mandatin e deputetit.