VIDEO LAJM/ Përplasje mes tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Maqedoni
Gjatë ndeshjes Shqipëri-Maqedoni që po luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” ka pasur një përplasje mes tifozerive të dy vendeve.
Shkak u bë goditja me fishekzjarrë i grupit të tifozëve nga Prishtina që kanë ardhur për të ndjekur kombëtaren e tyre.
Ishin pikërisht grupi i tifozëve shqiptar nga Kosova, “Plisat” që bënë një veprim tillë.
Sjellja e “Plisave” ishte një kundërpërgjigje ndaj shenjës çetnike me tre gishta që bënë tifozët nga Maqedonia.
Përveç kësaj, “Plisat” reaguan duke thirrur: UÇK… UÇK…
Perplasja mes tifozeve ne ndeshjen Shqiperi… by PanoramaVideo
KOHA JONË SONDAZH

