VIDEO LIVE/Protestuesit në SHBA sulmojnë “Capitol Hill”, ikin kongresmenët

Tensioni dhe kaosi ka shpërthyer brenda Kongresit në SHBA ndërsa mbështetësit pro-Trump janë futur në ndërtesë. Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë. Ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, një rezultat i refuzuar nga protestuesit.

CNN transmeton live protestuesit pro Donald Trump që kanë sulmuar “Capitol Hill” duke bërë që policia ta bllokojë tërsisht dhe nuk lejon askënd që të hyjë apo të dalë nga ndërtesa. Mediat amerikane flasin për të shtëna me armë dhe një person të plagosur.

Trump ka bërë thirrje se nuk do të dorëzohen. Disa prej protestuesve kanë arritur madje që edhe të hyjnë brenda. Seanca në Kongres është ndërprerë dhe kongresmenët janë larguar nën masa të rrepta sigurie.

Gjendja në Kapitol dhe rreth tij është ende e tensionuar, ndërkohë që protestuesit u përplasën me policinë që ruajnë ndërtesën. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, disa njerëz goditnin me grushta dyert e sallës kryesore ku zhvillohen seancat e Kongresit në përpjekje për të hyrë brenda. Ligjvënësit ndërprenë seancat që hapën pasdite për çertifikimin e votave elektorale dhe që po zgjaten për shkak të kundërshtimeve të disa ligjvënësve republikanë. Njoftohet se protestuesit janë përhapur kudo në ndërtesën e Kapitolit. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.

Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurtë brenda Kapitolit. Sipas disa njoftimeve të Zërit të Amerikës, brenda Kapitolit ka patur edhe të shtëna me armë.

Presidenti Trump, në një koment në Twitter, u bëri thirrje protestuesve të ruajnë qetësinë. Më parë, gjatë një tubimi, ai u bëri thirrje atyre të marshonin drejt Kapitolit.

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit. Më herët të mërkurën, mijëra mbështetës të Presidentit Trump, duke përfshirë disa anëtarë të grupeve të dhunshme të ekstremit të djathtë, organizuan në kryeqytet demonstrata, ndërsa mbështesnin pretendimin e pabazë të presidentit se zgjedhjet u ishin vjedhur me anë të një komploti të sofistikuar. Shumë prej tyre mbanin kapele dhe flamuj me parrullën e zotit Trump “Ta bëjmë Amerikës përsëri të Madhe”.

Gjendja te Kongresi Amerikan mbetet e tensionuar.

Trump supporters try to break through a police barrier, Wednesday, Jan. 6, 2021, at the Capitol in Washington. As Congress prepares to affirm President-elect Joe Biden’s victory, thousands of people have gathered to show their support for President Donald Trump and his claims of election fraud. (AP Photo/John Minchillo)

Pro-Trump demonstration against Biden's certification turns into riot at US Capitol | FULL

https://twitter.com/TVNewsHQ/status/1346907464319569926?s=20

SHKARKO APP