VIDEO/ Lojërat Olimpike në Paris, kryeministri Rama: Krenar për ekipin Olimpik Shqiptar

Ekipi Olimpik Shqiptar është gati për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, që mbahen në Paris. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ceremonia e dorëzimit të flamurit, teksa u shpreh krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar. “Krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi dje flamurin sportistëve Luiza Gega dhe Zelimkhan Abakarov. 8 sportisët e “Team Albania” janë pritur në mënyrë madhështore, përmes një spektakli shumë emocionues me lojëra sportive nga fëmijët dhe video promovuese për sportistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?