VIDEO/ Manastirliu: 120 urgjenca në ditë në Spitalin e Sarandës

Qyteti i Sarandës ka pasur një numër rekord pushuesish e turistësh nga e gjithë bota. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale një video, ku Dr. Spiro Talo, shef i Shërbimit të Urgjencës së spitalit të Sarandës, tregon për punën e ekipit mjekësor e infermieror gjatë sezonit turistik.

“Ekipet mjekësore kanë bërë një punë të shkëlqyer për të përballuar këtë fluks të jashtëzakonshëm. Urgjenca e Sarandës ka pritur deri në 120 urgjenca në ditë, duke u shërbyer në kohë e me cilësi pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, falë edhe koordinimit të mirë ndërmjet strukturave shëndetësore, për rastet që kërkojnë trajtim të specializuar”, theksoi Manastriliu.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës së spitalit të Sarandës, Dr. Spiro Talo tha se “fluksi në Urgjencën e Sarandës është dy-trefishuar. Në këtë periudhë janë 100-120 vizita në 24 orë, kemi pacientë nga shumë shtete dhe rastet janë më të ndryshmet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shërbimi i Urgjencës është organizuar në disa pika, si pika verore e Ksamilit dhe Borshit ku qëndron bashkë me personelin edhe ambulanca 24 orëshe. Pacientët marrin shërbimet e duhura që nga ekzaminimet laboratorike, imazherike dhe konsultat nga mjekët specialistë në bazë të problemeve”, tha Talo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?