VIDEO/ Martaneshi në flakë, banorët: Lutemi të bjerë shi, se nuk ka ndihmë tjetër
Zona e Martaneshit është në flakë që prej ditës së djeshme dhe askush nuk ka shkuar në ndihmë të banorëve.
Këtë ka deklaruar edhe një prej banorëve që i ka nisur ish-kryeministrit Sali Berisha një mesazh duke e shoqëruar edhe me video.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:
Martaneshi në zjarr e flakë!
Qytetari dixhital denoncon:
-rrezikun e 10 familjeve nga zjarri
-mungesën e ndihmës nga qeveria!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij.
“Pershendetje zoti Berisha dojo qe te beni publike kete vidjo cfare po ndodho aktualishte ne kete moment ne fshatin len martanesh qe jane te rrezikura 10 familje askush nuk te vjen per fikjen e zjarrit populli ne meshiren e fatit, fshataret luten zotit per shi se ndim tjeter nuk ka….”

