VIDEO/ Me shpejtësi të lartë, makinat bëhen “përshesh” në Fier-Levan

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Një “Benz” është përplasur me një automjet tjetër “Citroen”, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”.

Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën lëviznin mjetet. Në videon e siguruar për “BalkanWeb”nga gazetari Ervis Kuçi duket momenti kur pas përplasjes ballore të dyja mjetet kanë përfunduar në kanalin në cep të rrugës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e aksidentit ka pasur ngadalësim në lëvizjen e automjeteve në këtë pjesë rruge, në të cilën jo rrallë herë ndodhin aksidente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?