VIDEO/ Meta bashkëbisedim me qytetarët: Vota do të jetë e mbrojtur, Rilindja kërkon të krijojë pasiguri

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, këtë të hënë pasdite në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ka deklaruar se transporti publik do të jetë falas për studentët në Tiranë dhe qytete të tjera.

Nga ana tjetër, Meta foli edhe në lidhje me sigurinë e votës, ku tha se nuk duhet që qytetarët të bien pre e përpjekjeve të Rilindjes për të krijuar pasiguri në mënyrë që qytetarët të mos marrin pjesë në votime.

“Vota juaj do të jetë e mbrojtur, mos bini pre e përpjekjes së Rilindjes për të krijuar pasiguri mbi votën që mos të merrni pjesë në zgjedhje. Të gjithë duhet të votoni për të ndëshkuar këtë sekt i cili ka prioritet vetëm babëzinë e tij që nuk njeh limite, e jo interesin e të rinjve, familjeve, të moshuarve, për të ruajtur e zgjeruar hapësirat publike, dhe çdo vendim e merr kundër interesit publik”, tha Meta.

SHKARKO APP