VIDEO/ Meta takon sipërmarrësit e rinj: Grante deri në 20 mijë euro për bizneset sociale
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës të rinj në biznese të ndryshme në Tiranë. Ai propozoi ofrimin e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.
Sipas tij, ky do të jetë një inkurajim i madh për ata që të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri, si dhe do të mund të frenojë shpopullimin.
“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë. Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up. Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, shkruan Meta.