VIDEO/ Ministri Nufi reagon për samitin e ardhshëm të NATO-s: Moment historik për Shqipërinë
Një moment historik për Shqipërinë, e quan ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, mbajtjen e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Shqipëri. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se ky vendim tregon besimin që aleatët kanë te vendi ynë.
“Një moment historik për Shqipërinë. Vendimi për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri pasqyron besimin që Aleatët tanë kanë tek vendi ynë dhe vlerëson angazhimin tonë të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale.
Është një nder i madh të mirëpresim liderët e NATO-s dhe jemi të gatshëm ta përmbushim këtë përgjegjësi me krenari”, shkruan Nufi. Nga Turqia, kryeministri Edi Rama konfirmoi më herët se vitin e ardhshëm, samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

