VIDEO/ Ministrja Kumbaro: Aksion pastrimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Minstrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë pamje nga aksioni për pastrimin e aksit kombëtar, Gjirokastër-Tepelenë.

Për të rruga nuk është kosh, ndërsa theksoi se po vazhdon lufta me mbetjet edhe në akset kombëtare. ”Anët e rrugëve shndërrohen në kosha plehrash për mbetjet e të paudhëve që nuk u dhimbset shëmtia dhe dëmi që shkaktojnë”.

Ministrja Kumbaro cilësoi se aksi Gjirokastër-Tepelenë përshkohet nga mijëra udhëtarë e vizitorë çdo ditë, teksa ritheksoi thirrjen që të denoncohet në Policinë e Shtetit çdo rast i ndotjes nga makinat, pasi çdo ndotje është krim mjedisor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?