VIDEO/ Ministrja Kumbaro inspektim në Durrës dhe Kavajë: Punohet 24 orë për pastrimin e mbetjeve
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi këtë të premte një inspektim në bashkitë Durrës dhe Kavajë ku punohet 24 orë për pastrimin e mbetjeve, dezinfektimin e koshave dhe larjen e rrugëve. Kumbaro u shpreh se në këto ditë piku të flukseve turistike, është edhe më e lartë gatishmëria për të siguruar një sezon të mbarë e të qetë, me një kujtesë për subjektet që operojnë si stacione plazhi të zbatojnë me përpikmëri kushtet e sigurisë dhe higjienës.