VIDEO/ Moment viral në rrjet, punonjësja rrëzohet duke ndjekur Agron Shehajn në Kuvend
Aktualitet E Hënë, 27 Korrik 2026 17:37
Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj mori nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë. Shehaj ka marrë dokumentin në duar është larguar me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse këshilltarja e ndjek nga pas me vrap dhe dëgjohet t’i thotë të ndalojë. Por në rrjete sociale është bërë virale momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët.
KOHA JONË SONDAZH

