Video/ Momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me 500 kg drogë dhe nisin shkarkimin e hashashit

Një gomone me 500 kilogram hashash është kapur pasditen e sotme në Karaburun, Vlorë.

Ndërkohë Ora News, ka siguruar edhe pamjet kur forcat e policisë Delta Force i janë vënë pas dhe kanë bërë shoqërimin e saj në Repartin e policisë Delta Forcë në Radhimë.

Siç shihet në videon e mëposhtme, policia në  bën shoqërimin e gomones në repart si dhe momenti kur nisin të shkarkojnë hashashin.

Gomonia 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm u kap me rreth 500 hashash në Gjirin e Arushës në Karaburun.

Ajo është e vendosur në Delta Forcë në Radhimë të Vlorës, ku po kryhet  ekspertiza përkatëse.

Momenti kur forcat e policisë shoqërojnë gomonen me 500 kg drogë dhe nisin shkarkimin e hashashit

SHKARKO APP