VIDEO/ “Na falni se tani kemi orën e vrasjeve”, denoncimi si fiken kamerat në Elbasan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar faktin se si fiken kamerat në qytetin e Elbasanit, në kohën kur ndodhin krimet e rënda, vrasjet.

Berisha shkruan në Facebook, se në të gjithë vrasjet e ndodhura në qytetin e Elbasanit, asnjë kamera, si e Policisë së Shtetit, ashtu si dhe e bashkisë nuk ka qenë e ndezur, të gjithë kanë qenë të fikura që më parë, që të mos regjistronin asgjë, që të mos kishte asnjë provë për krimet.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Krimi i organizuar në Elbasan, si në mbarë Shqipërinë është krim shtetëror i organizuar!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në katër ngjarjet e përgjakshme që kane tronditur qytetin, kamerat e sigurisë të pushtetit pra të Policisë së Shtetit dhe bashkisë së qytetit, janë fikur me urdhër për të mos filmuar aktet kriminale.

Kjo do të thotë se vete shteti fik kamerat duke thënë: “Na falni pak se tani kemi orën e vrasjeve”!

Se dyti, mashtrimet dhe trillimet e shtetit për ngjarjen e fundit të vrasësit Suel Çela dhe bandës së tij, dëshmojnë qartë se fuqinë e shtetit e kanë narkobanditët, ndaj dhe policia duke ditur këtë qëndron gatitur para tyre edhe kur sulmohet zëvendës drejtori i tyre.

Së treti, mungesa e plotë e hetimit të krimeve dëshmon se krimi është shtetëror ndaj dhe nuk guxon njeri të hetoj atë.

Së fundi, kreu i meduzës së krimit të organizuar, Edi Rama gjithë paraditen nuk tha një fjalë të vetme për Elbasanin, u detyrua të thotë vetëm dy-tre fjali të përgjithshme.

Më poshtë keni një video të plotë të inaktivitetit absolut të policisë natën e ngjarjes, i cili sipas disa të dhënave ka qenë i urdhëruar nga Tirana!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?