VIDEO/ Në prag të 7-Marsit, hapet shkolla ”Skënder Libohova”! Rama bën kosh në fushën e basketbollit
Një ditë para 7-Marsit, sot ka hapur dyert shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnje. Për ta inspektuar ka qenë kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla.
Gjatë inspektimit të terreneve sportive, Rama është ndalur te fusha e basketbollit ku ka bërë dhe një kosh. “E rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
E rindërtuar nga themelet me standarde bashkëkohore, falë financimit të buxhetit të shtetit, shkolla ofron kushte optimale me kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne për nxënësit e saj.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.