Plas rrëmuja para Kryeministrisë, nis marshimi i turmës në institucione me molotov në duar(VIDEO)
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike ishin grumbulluar përballë Kryeministrisë me thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe zgjedhje të parakohshme. Situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua menjëherë. U hodhen molotov mbi kryeministri. Forca të shumta policie po mbrojnë institucionet. Po hidhet uji mbi protestuesit dhe gaz lotsjellës mbi turmen, e cila ka ikur nga sheshi para kryeministrisë. Po shkojnë drejt ministrive.
Edhe te bashkia e Tiranës dhe te ministria e Brendshme po hidhet gaz lotsjellës, ku pamjet japin edhe policë pa maska që mezi marrin frymë.
Kjo zonë kontrollohet momentalisht nga policia e turma po largohet në drejtime të tjera.
Sasi e madhe gazi lotsjelles është hedhur nga policia pas hedhjes së molotovëve.


Pamjet nga gazetari i Koha Jone, Redjon Shtylla.

Pas hedhjes së fishekzjarrëve, sheshi para Kryeministrisë është zbrazur
Fillon molotovi, plas rrëmuja para Kryeministrisë dhe nis marshimi në institucione (VIDEO)





KOHA JONË SONDAZH

