Video/ Nisin shkarkimet nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit, frikë për përmbytje nga lumi Mat në Lezhë e Kurbin

Që rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm kanë nisur shkarkimet nga hidrocentralet e Ulzës dhe Shkopetit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga reshjet masive të shiut.

Gazetari Elidon Ndreka sjell në “BalkanWeb” pamje nga shkarkimet, ndërsa thekson se po shkarkohet nga dy porta nga 500 deri në 600 metër kub ujë në sekondë.

Shkarkimet kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Mat, duke ngritur alarmin për përmbytje në zonën e bregut të Matës në Lezhë dhe Fushë Kuqes në Kurbin. Aktualisht nuk ka probleme dhe po monitorohet e gjithë argjinatura.

Ndërkohë, raportohet se kanë filluar shkarkimet edhe në HEC-in e Qafmollës.

Nisin shkarkimet nga HEC-et e Ulzws dhe Shkopetit, alarm për përmbytje në Lezhë e Kurbin

SHKARKO APP