VIDEO/ “Nuk çan kryet njeri, vijnë vetëm për fushatë”, banorët të revoltuar pas aksidentit tragjik

Tre të rinj humbën jetën dje në fshatin Adriatik të Kurbinit. Ngjarja mjaft e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme.

Viktimat u identifikuan si Simon Kaza 20 vjeç, Juli Margjini 22 vjeç dhe Bert Marku 17 vjeç.

Makina, e cila drejtohej nga Margjini, humbi kontrollin dhe ra nga ura, duke përfunduar në kanal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët shprehen se ky aks është një nga më problematikët, pasi edhe më herët kanë ndodhur aksidente. Sipas tyre, kthesa në këtë pikë të rrugës është e panevojshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rrugë mungojnë bordurat anësore, dhe sinjalistika, gjë që duket se ka shkaktuar dhe goditjen fatale për tre të rinjtë.

Sa i përket zgjidhjes nga ana e pushtetit lokal, banorët thonë se: “Askush nuk e çan kokën për ta”, dhe se vetëm në raste fushatash u janë bërë premtime.

“Shkaku i aksidentit është infrastruktura komplet e çrregullt, s’kanë mendje fare ore”, shprehet një prej banorëve të zonës.

“Punimet që janë bërë këtu në këtë rrugë para 6 vitesh janë komplet mizerabël. Mungesa e sinjalistikës është kryesorja. Edhe më parë kanë ndodhur aksidente në këtë vend, gjendje skandaloze. Ku ka autoritete, kujt t’i drejtohemi, kush është t’u ça kryet, vijnë vetëm kur është fushatë”, shprehet një tjetër banor, që njëherësh është edhe komshi me dy të rinjtë që humbën jetën dje.

Po në këtë vend, një vit më parë, pati dy aksidente me humbje jete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?