VIDEO/ Nxirren dy trupa të tjerë të pajetë nga rrënojat në Thumanë, janë nënë e bir
Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti katastrofik, që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, në orën 03:54, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.
Nga Thumana raportohet se ekipet e shpëtimit sapo kanë nxjerrë nga rrënojat dy trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e viktimave në 20.
Gazetari Skëndaj sjell në redaksinë e“BalkanWeb” edhe pamjet e para, që tregojnë momentin e nxjerrjes së trupave të pajetë nga rrënojat, të cilët janë anëtarë të së njëjtës familje, përkatësisht nënë e bir.