Video/ “O qen i m****, do t’iu q**** ropt”, përplasje të ashpra mes banorëve dhe kreut të IKMT-së. Ndërhyn FNSH-ja
Prej dy ditësh zona e Radhimës në Vlorë nuk po gjen qetësi, për shkak të aksionit të IKMT-së për prishjen e disa objekteve në zonën pranë plazhit.
Mëngjesin e sotëm aksioni ka nisur që prej orës 5 dhe është finalizuar me shembjen e disa objekteve të banimit por edhe biznesve.
Banorët kanë bërë rezistencë, ndërsa të pranishëm dhe dëshmitarë të përplasjeve me FNSH-në kanë qenë dhe gra dhe fëmijë.
Revolta e banorëve ka qenë mjaft e madhe në drejtim të kreut të IKMT-së në Vlorë Fatmir Meta, të cilin e akuzojnë se merr lekë për prishje selektive.
“Ke 100 vjet në pushtet o bandit i m****! Nuk po ju bëjmë gjë, hiqini ato rrobat e zeza dhe ua tregojmë ne qejfin, na shtëpitë tona na hoqët, tani do na hiqni dhe nga rruga”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.
“Ai qeni i m**** ka qenë që në kohën e Nanos, në kohën e Saliut, nuk ka lënë gjë pa bërë, poshtërsira, na je bërë si bandit. Zhduku fare që këtej, qërohu të mos ju shikojmë, o plehrë. Do t’iu q**** ropt, nuk keni lënë lekë pa marrë. Të të vijë turp që vjen këtu, ai krimineli atje që ka që vjen dhe tallet me ne”, kanë vijuar më tej banoët, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme të përplasjes, siguruar nga Faxweb.al: