VIDEO/ Përplas kasieren dhe mori xhiron ditore. Dalin pamjet si u grabit marketi në Durrës

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e grabitjes së një marketi në Durrës.
Në video autori Keni Braçe duket teksa hyn me shpejtësi në market, përplas me furi kasieren duke e hedhur përtokë dhe merr nga kasa xhiron ditore.

27-vjeçari ka pasur në dorë një pistoletë lodër dhe në fytyrë një maskë kirurgjie.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• pistoleta tip çakmak;
• maskë kirurgjie;
• doreza;
•sasia e lekëve të vjedhura (79 300 lekë të reja).

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?