VIDEO/ Peza rrëfen për herë të parë rrahjen brutale që ju bë në ’97: Donin të më vrisnin

Alfred Peza gjatë intervistat tregoi edhe historinë e vitit 1997, kur u mor peng në qytetin e Fierit ndërsa po shoqëronte një gazetar të “Corriere della Sera”, pas djegies së redaksisë së “Koha Jonë”.

“Isha i vrarë praktikisht, pasi më çuan në komisarit ka qenë një histori tmerri. Më kanë rrahur me shkopin gome, mbi 1 mijë goditje”, tregoi Peza. Ai vazhdoi më tej, se pasi një ekip pushkatimi vunë kapuça dhe pastaj më futën pasaportën në xhaketë.  “Njëri prej tyre më tha se kur të të gjejnë të zbulojnë se cili je”, tha Peza.

Në momentin e rrëfimit të këtij momenti, Sokol Balla kujtoi se në atë kohë nisi të qarkullonte lajmi për vrasjen e Alfred Pezës. Vetë deputeti më pas tregoi se ishte gazetari italian që shpëtoi jetën pasi e kthehu historinë e rrëmbimit të tij në çështje në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I falënderoj torturuesit e mi, që nuk më goditin në asnjë moment në kokë dhe në organet gjenitale. Nuk e di nëse ka qenë e programuar, por për këtë i kam falur”, përfundoi Peza.

Swiss Digital Mobile Reklama


Rrefemi i Pezes by PanoramaVideo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?