VIDEO/ Pika e kompostimit në Cërrik, kryeministri Rama: Ulet me 25% sasia e mbetjeve
Në bashkinë e Cërrikut po bëhet një punë e mirë në pikën e kompostimit të mbetjeve të gjelbra. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që bëhet në këtë pikë, ku mbetjet transformohen në pleh organik.
”Një tjetër punë e mirë po bëhet në Bashkinë Cërrik, në pikën e kompostimit të mbetjeve të gjelbra për çdo serë, fermë apo ambient tjetër bujqësor, duke e mbajtur pastër qytetin dhe duke ulur sasinë e mbetjeve me 25% të totalit. Pika e kompostimit të mbetjeve të gjelbra në Cërrik bën të mundur që riciklimi dhe riadministrimi i mbetjeve urbane të kthehen në një pasuri dhe jo në një problem për komunitetin, pasi më parë hidheshin në shtretërit e lumenjve duke u bërë shkak për përmbytje”,-shkruan Rama.
Këtë vit qeveria nis një program të madh të ekonomisë qarkulluese, ku në të njëjtën kohë do të bëhen investime për gjithë sistemin e integruar të menaxhimit të mbetjeve, por dhe nxitjen e stacioneve të riciklimit dhe ato të kompostimit.