VIDEO/ Po lëviznin në Vlorë, zbulohet identiteti i dy efektivëve që u sulmuan me armë
Aktualitet E Premte, 2 Shtator 2022 21:00
Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një atentat me armë zjarri i mbetur në tentativë ndaj dy efektivëve të policisë. Njëri prej efektivëve është Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës, por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës. Ndërkohë, efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është shtetasi Anxhelo Breshani.