VIDEO/ Polakët me 69 pako kanabis tentojnë të ikin drejt Maqedonisë, në pranga atë e bir (Emrat)

QAFË-THANË- Dy shtetas polakë, atë e bir kanë tentuar të kalojnë drejt Maqedonisë me 24 kg kanabis në makinë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ku pas një kontrolli të ushtruar në mjetin e tyre nga policia kufitare e Qafë-Thanës është zbuluar lënda narkotike.

69 pakot e kanabisit ishin fshehur poshtë sediljes së autoutomjetit tip “Volkswagen” me targa OKL30821

Sakaq, në pranga u vunë shtetasit Mikolaj Drynda, 47 vjeçm, dhe Jozef Drynda, 23 vjeç, atë e bir. Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetases S.H, 25 vjeç të tre banues në Poloni, kjo e fundit si bashkëpunëtore e dyshuar në këtë vepër penale me dy shtetasit e mësipërm, për të cilën për shkak të hetimeve nuk mund të jepen të dhëna të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më datë 08.09.2017, shtetasi Jozef Drynda është paraqitur në dalje me automjetin tip “Volkswagen” me targa OKL30821 me të cilin udhëtonte së bashku me babain e tij. Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, bënë përzgjedhjen e tij për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar përfshi edhe procesin e skanimit të kryer në bashkëpunim me Doganën, konkretisht në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit, si edhe tek shasia e mjetit poshtë dyshemesë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 69 pako me peshë 24 kg e 400 gram lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këta persona akuzohen për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?