VIDEO/ Policia aksion ndaj furgonëve që transportojnë nxënës, ndëshkohen 48 shoferë

Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për rritjen e parametrave të sigurisë, ndërsa në fokus ishin mjetet e transportit të nxënësve, ku janë kontrollor dokumentacioni i nevojshëm dhe sistemet e sigurisë së mjeteve që përdoren për këtë qëllim. Në total janë ndëshkuar 48 shoferë.

Me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë, kryesisht për mjetet e transportit të specializuar, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të përqëndruara në afërsi të Shkollave publike dhe jo Publike si dhe në disa rrugë Urbane të Kryeqytetit.

Kontrollet dhe verifikimet e Policisë Rrugore ndaj kësaj kategorie kishin si objekt sistemet e fiksimit, rripat e sigurisë për mjetet e transportit të Specializuar, dokumentacionin përkatës, kapacitetin mbartës si dhe kërkesat teknike që duhet të plotësojnë këto mjete transporti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga verifikimet dhe kontrollet e ushtruara nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar dhe proceduar administrativisht: • 15 drejtues mjetesh të transportit të specializuar (transport nxënësish) për mosperdorim të sistemeve të fiksimit dhe rripave të sigurisë. • 10 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. • 23 automjete për parkim të gabuar. Në funksion të kontrolleve janë testuar për alkool 65 drejtues mjetesh të transportit të specializuar të cilët kanë rezultuar negativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?