VIDEO/ Policia gjen drogë në shtëpi të braktisura. Ja aksionet në Memaliaj e Libohovë
Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar gjatë aksioneve në Memaliaj dhe Libohovë.
Gjatë operacionit të koduar “Koshtan”, në një banesë të braktisur, në fshatin Koshtan të Memaliajt, policia ka gjetur 75 kilogramë kanabis sativa, si dhe një armë gjahu teke e markës “Bajkal”.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkaq është arrestuar Nedin Karavidha, 45 vjeç, banues në Libohovë, Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga policia u krye kontroll në këtë banesë.
Nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy qese dhe një thes brenda të cilëve kishte lëndë narkotike kanabis sativa.
Pesha totale e lëndës ishte 6 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dosjet i kanë kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

