VIDEO/ Policia i gjen 6 thasë me kanabis në banesë, pranga 39-vjeçarit nga Vlora. Kapen dhe 3 bashkëpunëtorët

Katër persona kanë përfunduar në pranga në Vlorë pasi në banesën e njërit prej tyre u gjetën 6 thasë me 77 kg kanabis sativa. Sipas të dhënave zyrtare, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Return” shtetasit:

1-  Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë;

2-  Dorjan Bitaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë;
3-  Marildo Krekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë;
4-  Xhuljano Shakaj, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Televizioni News 24 raportoi se operacioni është zhvilluar dje Policia e Vlorës, e cila në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në banesën e 39-vjeçarit Sajmir Bitaj ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plastikë të zinj të mbushura me lëndë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, ku pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 77 kilogramë.

Swiss Digital Mobile Reklama

droga ne vlore 1

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?