VIDEO/ Puthja e Ervin Matës për Policinë, pjesë e bandës me zyrtarë

Një mega operacion me emra zyrtarësh dhe të fortësh është dosja që SPAK ka përgatitur nga zbërthimi i ”SKY ECC”: Me urdhër të SPAK, Policia ka arrestuar ish-zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Në kërkim është shpalllur Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, Ervin Mata dhe katër persona të tjerë, Klan News ka publikuar një video të Ervin Matës, ky i fundit është një emër i njohur për policinë.

Emri i tij është lakuar për herë të parë në ngjarjen e 4 tetorit të 2018-ës ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagos Ervis Martinaj e Elion Hato. Për këtë ngjarje, Mata u shpall në kërkim nga policia në atë kohë. Mata u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës në 2 Mars 2019 pas disa muajsh në kërkim.

Në qershor të vitit 2021, ai u dënua me 6 muaj burg që për shkak të gjykimit të shkurtuar iu ul 1/3 e dënimit dhe Mata u dënua me 4 muaj burg që u konvertua në 100 ditë pune në interes publik. Mata kërkohet si pasojë e një operacioni të SPAK që ka goditur një grup kriminal, pjesëtarët e së cilës akuzohen se janë përfshirë në aktivitete kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe Europë.

/Marrë nga TV Klan/

SHKARKO APP